Romario

Romario regjistrohet si futbollist aktiv në moshën 58-vjeçare, motivi është personal

17 Prill, 22:39| Përditesimi: 17 Prill, 22:40

  • Share

BRAZIL - Sulmuesi legjendar brazilian Romario luajti futboll profesionist deri në moshën 43-vjeçare, duke tejkaluar kështu idenë e përgjithshme se sa kohë një futbollist mund të luajë në mënyrë aktive futboll dhe pesëmbëdhjetë vjet pas tërheqjes të tij, ikona 58-vjeçare braziliane befasoi sërish publikun.

Përkatësisht, Romario është riregjistruar si futbollist i FC Amerikës braziliane në Rio de Zhaneiro dhe kështu do të ketë të drejtë të luaj për këtë klub në divizionin e dytë të kampionatit të Carioca.

Presidenti i këtij klubi është vetë Romario, i cili menjëherë në Instagram ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të luajë ndeshje të ligës, por se është regjistruar kryesisht për të luajtur 'disa ndeshje' për klubin e zemrës dhe për të luajtur së bashku me djalin e tij, i cili është edhe anëtar i këtij klubi.

"Unë nuk do të luaj në kampionat, por kam në plan të luaj disa ndeshje për ekipin e zemrës sime dhe kështu të realizoj një ëndërr tjetër, të luaj së bashku me djalin tim", ka thënë Romario.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?