Presidenti i ndërmarrjes bioteknike IRBM Pomesia në Romë, Piero di Lorenzo ka deklaruar që, nëse testet e fazës së tretë të vaksinës së zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe prodhuar nga AstraZeneca do jenë positive, në Itali do të mbërrijnë që në muajin nëntor 2-3 milion dozat e para
Ai tha gjithashtu se pavarësisht pezullimeve të përkohshmë, nuk ka asgjë për tu shqëtësuar dhe faza e tretë dhe e fundit e provave klinike do të vazhdojnë sipas parashikimeve
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Luigi Di Maio deklaroi se Itali gjithashtu është duke punuar për një marrëveshje të madhe europiane për vaksinën e Oksfrodit.
Testimi i vaksinës rifilloi pas pezullimit të përkohshëm për shkak të një reagimi anësor te një prej 30 mijë vullnetarët, dhe që pas hetimeve u konstatua se nuk ishte derivat i antidodit britaniko-suedez.