Romë/ Luiza Gega bie nga froni, atletja shqiptare renditet e pesta në garën 3000 metra në kampionatin europian

9 Qershor, 22:21| Përditesimi: 9 Qershor, 22:30

  • Share

Atletja Luiza Gega është renditur e pesta në kampionatin evropian të atletikës të zhvilluar në Romë.

Garën e 3000 metrave me pengesa shqiptarja e mbylli në kohën 9 minuta 22 sekonda dhe 92 të qintat, ndërsa vendi i parë u arrit nga francezja Finot me kohën 9.16 sekonda dhe 22 të qintat.

Gega ishte kampionia e Evropës në fuqi, por nuk ka arritur të ruaja këtë status.

Pavarësisht se Gega u rendit e pesta në kampionatin europian, ajo vijon të mbajë rekordin europian të vendosur dy vite më parë në Berlin kur doli kampione me 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qintat.

Tashmë pritet të shikohet performanca e Luiza Gegës në Lojërat Olimpike të Parisit të cilat do të mbahen në muajin korrik.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artur: 12/06/2024 16:46

    Rezultat shume I mire. Bravo Luiza. Luiza Gega atletja me e mire shqiptare e te gjitha koherave

    Përgjigju
  • Miku: 10/06/2024 11:50

    Urime Geges per heres tjeter se nuk fitohet gjithmone. Suksese ne garat e tjera. Krenarë per ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?