Foto ilustruese

Bota

Romë/ Ngacmonte seksualisht nxënësen e mitur italiane në autobus, arrestohet 37-vjeçari shqiptar!

8 Dhjetor 2024, 10:17| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 10:19

  • Share

Romë- Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Romë nga karabinierët e komisariatit në Casalotti, nën ngacmimin seksual të një nxënëseje të mitur italiane.

Sipas hetimeve, i dyshuari gjithnjë në të njëjtën ndalesë, në Via di Casalotti, në mëngjes, hipte në autobusin e mbushur me studentë dhe ka vënë në shënjestër të miturën, përmes kontakteve të përsëritura fizike. Episodi i fundit ndodhi pak ditë më parë.

E mitura e ka kundërshtuar dhe e përlotur ka telefonuar nënën e saj, me të cilën ka shkuar në kazermë për të raportuar se çfarë kishte ndodhur.

Policia nisi menjëherë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Teksa këtë fillimjavë, sapo burri iu afrua sërish të miturës, kanë ndërhyrë efektivët e veshur si civilë, duke e arrestuar, njoftoi dje media italiane.

Shqiptari u dërgua në burgun Regina Coeli, ku Gjykata e Romës aprovoi arrestimin dhe urdhëroi vendosjen e tij në paraburgim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sati: 08/12/2024 14:52

    Mirë do kalosh. Do trajtohesh me kujdes nga vëndasit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?