Bota

Romë, Qeveria ‘Conte 2’ betohet në Quirinale, Paolo Gentiloni, Komisioner i BE-së

5 Shtator 2019, 11:00| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 11:05

  • Share

Giuseppe Conte dhe ministrat e tij janë betuar para pak minutash në Quirinale, në prani të Presidentit të Republikës Sergio Mattarella, duke lexuar formulën rituale dhe duke nënshkruar në ‘Salone delle Feste’.

I pari që u paraqit para kryetarit të shtetit ishte Kryeministri Conte, i ndjekur menjëherë nga 21 ministrat e tjerë të qeverisë së 66-të të Republikës italiane.

Gjithashtu po sot Paolo Gentiloni u zgjodh Komisioneri italian i BE-së

Kryeministri Conte gjithashtu informoi Presidentjen e re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për krijimin e qeverisë së re.

Presidenti italian Matarella e ‘bekoi’ dje kabinetin e ri qeveritar ‘Conte 2’. Në qeverinë e re me 21 ministra, 10 janë të ‘Lëvizjes 5 Yjet’, 9 të aleatit kryesor, Partisë Demokratike, forcë e majtë, një teknik dhe një i partisë Liri dhe Barazi. 7 nga 21 ministrat e qeverisë së 66-të brenda 73 vitesh janë gra.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?