Bota

Romë/ Shpërthim i fuqishëm në një karburant, pasi depozitat e gazit morën flakë, mbi 40 të plagosur (VIDEO)

4 Korrik, 09:52| Përditesimi: 4 Korrik, 17:29

  • Share

Një shpërthim ndodhi në kryeqytetin italian rreth orës 8:30 mëngjesin e kësaj të premteje. Më pas një shtëllungë tymi u ngrit dhjetëra metra lart në zonën e via dei Gordiani, në juglindje të Romës. Bëhet fjalë për një pikë karburanti ku shpërndahej gaz i lëngshëm ky dy depozita shpërthyen. Zjarrfikësit dhe forcat e rendit nxituan në vendngjarje, ndërsa banorët nisën të largohen menjëherë. Raportohet se tetë oficerë policie dhe një zjarrfikës janë plagosur. Shërbimi i emergjencës është aktualisht në vendngjarje ndërsa zjarrfikësit po përpiqen ende të shuajnë zjarrin. Numri total i të plagosurve sipas mediave italiane është 45 sipas përditësimeve të fundit. Mes tyre sipas La Repubblica, paraqitet në gjendje të rëndë 2 persona.  

Sipas disa dëshmive të mbledhura në mediat sociale, fillimisht pati një zjarr dhe më pas ndodhën dy shpërthime pothuajse njëra pas tjetrës, i dyti prej të cilëve ishte më i fortë. U aktivizua plani i emergjencës së qytetit: të gjitha dhomat e urgjencës së qytetit u njoftuan sipas udhëzimeve në rast të situatave të këtij lloji. Emergjencat civile kanë këshilluar baonrët që jetojnë pranë vendit të ngjarjes që të mos hapin dritaret e shtëpive të tyre. 

Arsyet e rënies së zjarrit që shkaktoi shpërthimin janë në hetim, ndërsa paraprakisht mësohet se një automjet në radhë, ka goditur një nga pompat e karburantit.  

Kryeministrja Giorgia Meloni po ndjek gjithashtu situatën dhe po përditësohet për pasojat e shpërthimit. Kryeministrja ka folur me kryetarin e bashkisë Roberto Gualtieri dhe është në kontakt të ngushtë me nënsekretarin Alfredo Mantovano, i cili informohet vazhdimisht nga autoritetet kompetente, me vëmendje të veçantë për shëndetin e të përfshirëve.

 

//Corriere //La Repubblica

Ora 11:21
Shpërthimi në Romë/Banorët pranë karburantit filmuan momentin! Pamje të frikshme (VIDEO)

Menjëherë pas mbërritjes së zjarrëfikësve në karburantin në zonën Trieste në Romë, banorët dokumentuan dhe shpërndanë në rrjetet sociale pamje. Video më poshtë e botuar edhe nga La Repubblica tregon një banor të zonës shumë pranë vatrës që filmoi momentin e shpërthimit të fuqishëm nga ballkoni i banesës. Personi që filmoi momentin përplaset në tokë për shkak të forcës së shpërthimit, i cili ka shkaktuar dëme të shumta materiale në zonën përreth.

 

 

A.I/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?