Foto ilustruese

Bota

Romë/ Shqiptari hyn të grabisë restorantin, sinjali i alarmit e tradhton! Policia e kap duke vjedhur kasafortën, mbushi karrocën me verërat më të mira

13 Gusht, 20:12| Përditesimi: 13 Gusht, 20:17

  • Share

Romë- Një 45-vjeçar shqiptar është kapur ‘mat’ nga policia, teksa kishte hyrë për të grabitur një restorant në kryeqytetin italian, Romë, teksa sinjali i alarmit i lidhur me zyrat e Policisë e tradhtoi.

Ngjarja ka ndodhur në restorantin ‘Casal de' Pazzi', teksa oficerët në momentin që hynë brenda dalluan të dyshuarin që po përpiqej të bastiste arkën e subjektit për të marrë paratë. Shqiptari kishte shqyer derën e pasme të biznesit për të hyrë brenda, teksa në holl u dallua edhe një karrocë dore e mbushur me pijet alkoolike më të mira, kryesisht verë.

Me të parë oficerët, ai u përpoq të ikte, por u kap pak metra më tej gjatë ndjekjes në këmbë, infrormon media.

Shqiptari u arrestua për vjedhje të rëndë. Prokuroria kërkoi dhe mori vlefshmërinë e arrestimit nga gjyqtari i hetimeve paraprake dhe qëndron në paraburgim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?