Një aeroplan i vogël privat (me dy vende) me dy persona në bord i shkollës së fluturimit të Aeroportit Urbe u rrëzua në lumin Tiber afër Grottarossa.
Në bordin aeroplanit ndodheshin instruktori dhe një student i kursit të pilotëve që sapo ishte nisur nga aeroporti Urbe në Romë.
Sipas ekipit të ambulancave dhe zjarrfikësve, avioni u gjet në ujërat e lumit pak minuta më parë dhe njëri nga dy personat në bord ishte plagosur dhe u transportua menjëherë në spital me një ambulancë kurse personi tjetër është zhdukur në lumin Tiber.
Sipas autoriteteve aksidenti ndodhi rreth orës 15.25.
Piloti duket se ka raportuar në Kullat e Kontrollit për probleme të motorit, disa momente pas ngritjes nga pista.