Romelu Lukaku

Romelu Lukaku paralajmëron kalimin në Arabinë Saudite

27 Janar, 21:12| Përditesimi: 27 Janar, 21:13

  • Share

Sulmuesi belg i Romës, Romelu Lukaku është i bindur se në Arabinë Saudite po krijohet një nga kampionatet më të mira të futbollit në botë.

Projekti i futbollit i cili qëndron pas qeverisë së Arabisë Saudite ndan publikun e futbollit, pasi disa janë të bindur se pavarësisht investimeve të mëdha, Arabia Saudite nuk do të ndërtojë kurrë një kampionat në nivelin e ligave më të mira evropiane, ndërsa të tjerë besojnë se të tillë investimet do të japin fryte.

Romelu Lukaku nuk luan (akoma) në Arabinë Saudite, por gjithsesi beson se ky vend do të ketë një nga ligat më të mira në botë brenda dy viteve.

"Unë mendoj se pas dy vitesh ata do të kenë një nga ligat më të mira në botë. Ata po punojnë për të, po blejnë futbollistët më të mirë, skuadrat po përparojnë dhe tashmë atje po luhet futboll shumë cilësor", ka thënë sulmuesi italian i Romës.

Një deklaratë e tillë duket si një "sms" për klubet arabe, me Lukakun që hasi vështirësi për të gjetur një ekip verën e shkuar dhe nuk do jetë çudi që shtatëlarti të largohet nga Evropa.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?