Festa e Romës

Romelu Lukaku s'ka të ndalur, Roma fiton me 'poker' në Sardegna! Dybala largohet mes lotësh nga fusha (VIDEO)

8 Tetor 2023, 20:40| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 20:42

  • Share


Roma fitoi 1-4 në transfertë me Cagliarin në Sardegna, për javën e tetë në Serie A. Djemtë e Mourinhos treguan cilësitë në fushë, duke shënuar dy gola në 20 minutat e para të ndeshjes. Aouar dhe Lukaku shënuan në minutat 19 dhe 20, me miqtë që nuk shkuan të qetë në dhomat e zhveshjes. Në minutën e 40-të Paulo Dybala la fushën i dëmtuar dhe me lot në sy, pas një përplasje në gju. Në 45 minutat e dyta Roma shënoi edhe dy herë të tjera me Belottin dhe Lukakun, para se Nandez në të 87 minutë të shënonte për 1-4. Me dopietën e sotme, Lukaku shkon në kuotën e pesë golave në gjashtë ndeshje. Me këtë sukses, Roma ngjitet në vendin e 10-të me 11 pikë, ndërsa Cagliari qëndron në vendin e fundit me vetëm dy pikë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Hysaj fiton 'derbin' me Gjimshitin, Lazio mund 3-2 Atalantën! Roma mposht 1-4 Cagliarin, Napoli 'bie' në shtëpi


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?