Dy aktorë janë plagosur rëndë pas shembjes së ballkonit gjatë një improvizimi të Romeo dhe Zhuljetës në Hungari. Pas kësaj ngjarjeje, shefi i teatrit të Hungarisë ofroi dorëheqjen.
28-vjeçarja Julia Szasz, duke luajtur Zhuljetën, dhe 60-vjeçari Otto Lajos Horvath, që luan babanë e saj, Lord Capulet, janë në një gjendje të rëndë por të qëndrueshme në spital pas aksidentit të frikshëm mbrëmjen e së premtes.
Mjekët e ndihmës së shpejtë mjekuan aktorin dhe aktoren pasi ata ranë nga një lartësi gjatë aktit të dytë të shfaqjes në kryeqytet, Budapest. Lëndimet e tyre ishin aq të rënda sa Szasz dhe Horvath hynë menjëherë në sallën e operacionit. Detajet e sakta të incidentit nuk bëhentë ditura.
Drejtori i Teatrit Kombëtar Attila Vidnyanszky dha dorëheqjen të hënën në mëngjes, “duke pranuar përgjegjësinë e tij… si rezultat i aksidentit”, raporton BBC.
Ministri hungarez i kulturës, Janos Csak, ka hedhur poshtë fjalët se ishte ai që shkarkoi drejtorin. Në një deklaratë të shpërndarë të martën, Teatri Kombëtar tha se Vidnyanszky dhe Csak vizituan aktorët në Klinikën e Traumatologjisë të Universitetit Semmelëeis.
“Sipas mjekëve, gjendja e dy artistëve të plagosur, Jalia Szasz dhe Otto Lajos Horvath, po përmirësohet”, tha Csak.
Në një deklaratë të premten, më 10 nëntor, Vidnyanszky tha:
“Performanca jonë e Romeo dhe Zhuljetës të premten u ndërpre gjatë aktit të dytë për shkak të aksidentit të Julia Szasz dhe Otto Lajos Horvath. Mjekët e ndihmës së shpejtë që mbërritën në një kohë të shkurtër i dhanë kujdes profesional dy artistëve në vend dhe më pas i transportuan në spital. Ata janë në gjendje të mirë. Për hir të paqes shpirtërore, i kërkojmë stafit të shtypit që për momentin të mos kontaktojë me pyetjet e tyre”.
Tragjedia e Uilliam Shekspirit e vitit 1594, Romeo dhe Zhuljeta, tregon historinë e dy adoleshentëve italianë nga familje të grindura që bien në dashuri. Dyshja ndajnë një moment intim në një ballkon dhe planifikojnë një martesë të fshehtë.