Politikë

Romeo Kara për Report Tv: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

15 Korrik, 18:07| Përditesimi: 15 Korrik, 18:31

  • Share

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga Sali Berisha.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se demokratët duhet që të distancohen prej tij.

 ‘Me Berishën s’ka ndryshim, nuk ka shanse të ndryshojë opozita, por duhet që të distancohen nga Berisha. Kaq shumë krime sa ka Berisha nuk fiton më, këtë e ka të sigurt. Këta akoma se besojnë presin 2029, edhe të ik Rama, këdo të ketë ai përballë nuk fiton’, tha ai.

Teksa komentoi daljen nga burg të Ervin Salianjit, ai e cilësoi atë si një zë opozitar të nevojshëm.  

‘Ai person është një zë opozitar që është i nevojshëm për opozitën, pavarsisht se ai ishte një gabim e vuajti, mund edhe të mos e vuante me burg. Ai kur ishte në burg i mungonte kësaj opozitë. Unë se shoh më si një djal të ri në politikë’, tha ai.

Një koment e pati edhe dorëheqjet e drejtorëve në disa bashki të vendit pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.

‘Rama e bënë këtë se ka fuqi ta bëjë apo e bënë këtë se u ndërgjegjësua? Rama tha Shqipërinë e bëjmë vetëm, ne tani ekipin e shpërbëu tani i bie e bënë vetëm Rama. Duhet të hiqen në mënyrë ligjore jo Rama dhe kur të vijnë të tjerët ti vërë prap ligji, sepse prap do ti vërë Rama. Nuk mund ta heqësh tjetrin nëse nuk është ligjore jo me aksion. Edhe ai që është në administratë që është për burg duhet që të trajtohet me ligj. Nuk mund ta bëjë këtë duke hequr njerëzit kështu’, tha ai.

Lidhur me aksionin në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje, juristi tha se aksioni duhet që të vijoi në të gjithë vendin. Ai tha se personat të cilët kanë lejuar ato ndërtime pa leje duhet që të mbajnë përgjegjësi.

‘Kam pasur qëndrimin që ligji duhet që të zbatohet me çdo kusht. Por duhet që të ketë një analizë të saktë pse erdhi deri këtu. Mbase i gjithë ky pushtet është si ndërtim i paligjshmëri në këto vite nuk është zbatuar ligji. Nuk është thjeshtë diçka administrative, këtu nuk ka funksionuar. Njerëzit s’kanë guxim dhe njerëzit kanë frikë nga pushteti. Ne kemi ecur në paligjshmëri. Personat që kanë lënë këtë masakër të ndodh duhet që të mbajnë përgjegjësi, por aksioni duhet që të bëhet në të gjithë vendin. Kush pati para pati dhe përkrahje shtetërore dhe u bë zot i vendit. Por kjo do një analizë, këta persona duhet që të mbajnë përgjegjësi. Si dalin këta njerëz që blejnë nga 15 apartamente’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 15/07/2025 18:46

    Qe ne fillim duheshte qe mos e mbeshtesin nji anti kombetar nuk lind dot ne Shqiperi qe i mbushi xhepat dhe shkateroj xhdo gje vetem litarin e meriton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?