Romeo Veshaj bashkohet me Dj PM, Kida feston ditëlindjen dhe Luana Vjollca takon fansat! Instazone në Rep-pop

25 Dhjetor 2021, 22:44| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 22:46

  • Share

Rubrika e Instazone rikthehet sërish në Rep-pop, me lajmet më interesante nga Instagrami i Vip-ave!

Kida festoi 24 vjetorin me shoqërinë në Dubai! Ajo ndau momentet nga festa në Instagram, ndërsa siç kishte premtuar publikoi këngën e saj më të re “Mo Jo”. Kjo është kënga e parë e albumit të parë të Kidës “Orkide”.

Olsi Bylyku dhe e dashura e tij Elgi Tako kanë krijuar kartolinat e tyre festive, të cilat edhe i kanë publikuar në rrjetet sociale.  Çifti është shumë i dashuri për publikun, ndërsa shpesh pëlqejnë të krijojnë video gazmore me njeri tjetrin.

 “Besom” kënga e Ylli Limanit në bashkëpunim me Dj Pm dhe Dj Dagz, dyshja e njohur e ‘Big Brotherit’.

Tani që PM është jashtë shtëpisë së Big Brother “ka zëvendësuar” Donaldin me të cilin këndonte përherë këtë këngë me vëllanë e tij binjak Romeo. Elita Rudi është një moderatorë shumë e dashur për publikun.

Ajo ka dy fëmijë, por pa diskutim që Bota është një vajzë mami! Disa ditë më parë Elida ka publikuar një video teksa e vogla e saj, nuk lë gjë të mamit pa prekur!

Reperi i njohur Capital T na kishte paralajmëruar me kohë përmes Instagramit për këngën e tij më ‘Nashata”, pjesë e albumit të tij më të ri.

“Një prej këngëve të mia të preferuara”, shkruan ai në postim.

Luana Vjollca njihet për marrëdhënien e ngrohtë që ka ndërtuar me fansat. Teksa festat e fundvitit janë pranë, ajo vendosi të vizitoi tre prej tyre nga afër duke i surprizuar! 

Videon moderatorja e publikoi në Instagram, ndërsa ka shkruar “Gjithmonë me ju!”.

Dhurata Dora është një këngëtaret me më shumë hite në muzikë.

Artistja kishte kohë që nuk publikonte një këngë solo dhe mezi e kemi pritur. Së fundmi, Dhurata na kishte dhënë një shije të projektit të saj të ri dhe tashmë ai është këtu! “Criminal” duket të jetë suksesi i radhës për këngëtaren!

Këto ishin disa prej të rejave më të fundit të vipave nga InstaZone!

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?