Romët si dallëndyshet, artisti Sead Kazanxhiu ndërton ‘foletë’ në Kassel të Gjermanisë për Documenta 15-të

23 Qershor 2022, 20:24| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 17:04

  • Share

Kjo është një foto e vitit 2018. Artisti bashkëkohor shqiptar Sead Kazanxhiu e ngriti instilacionin “Foletë” në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, si një përpjekje e tij, për të institucionalizuar historinë rome në artin e kulturën vendase.

Prej 18 qershorit ky koncept shpaloset në fasadën e muzeut Friedericianum në Kassel të Gjermanisë, ku mbahet edicioni i 15-të i Documenta-s...  Instalacioni është pjesë e ekspozitës kolektive “Një ditë do të festojmë përsëri”... 

Koncepti i foleve i Kazanxhiut është përdorur nga artisti si metaforë për të nxitur reflektim për mos integrimin e kësaj kulture si pjesë të institucioneve apo të historisë sonë publike. Kështu artisti, po ashtu pjesë e kësaj pakice,  tenton përmes këtyre foleve, si shtesa arkitektonike të krijojë një realitet të ri, ku popullsia rome, njihet dhe është e përfshirë. 
Seadi provon po ashtu, të krijojë ndërveprim dhe pranim mes kulturave e mjedisit të përbashkët, por edhe solidarizim në këtë bashkëjetesë, ku institucionet duhet të japin së pari shembullin e tyre.

Documenta 15-të, do të qëndrojë e hapur deri në 25 shtator dhe  kjo vepër artistike e artistit vjen në vazhdën e një sërë përpjekjesh ku ka shpalosur nevojën për edukim, strehimin, si dhe njohjen e historisë dhe kulturës rome.

© ️ dokumente dhe Muzeu Fridericianum gGmbH, Nicolas Wefers
 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?