Romina Kuko

Kronikë

Romina Kuko emërohet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës

17 Nëntor 2020, 08:40| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 08:41

  • Share

Zëvendës Ministrja e Brendshme Romina Kuko është emëruar kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Është vetë ajo që e konfirmon lajmin përmes një postimi në rrjetin e saj Facebook.

Ajo shkruan se është nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të dhënë kontributin në këtë institucion duke pasuar kolegë si Toni Gogu.

Ky i fundit emëruar tashmë prefekt i Qarkut të Tiranës duke zëvendësuar Suzana Jahollarin.

"Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë" - shkruan Kuko na Facebook.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ripjellja: 18/11/2020 03:31

    Te fala luigit zemer

    Përgjigju
  • lulimiri: 17/11/2020 13:11

    Eh sa ka punu kjo per hapjen e negociatave me Soreken e BE s'ka punu asnje minister.

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 17/11/2020 08:58

    Suksese te mtejshme dhe te fala Sorekes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?