Ron DeSantis tërhiqet nga nominimi për zgjedhjet presidenciale në SHBA, në garë nga republikanët vetëm Trump dhe Nikki Haley

21 Janar, 21:25| Përditesimi: 22 Janar, 15:50

  • Share

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis i dha fund fushatës së tij në kuadër të nominimeve për zgjedhjet presidenciale, shkruan Reuters

Njoftimi për tërheqjen e një kundërshtari tjetër të Donald Trump vjen pas humbjes së tij në zgjedhjet e Iowa-s dhe vetëm pak 24 orë para garës në New Hampshire.

Mediat e komentojnë si një goditje shkatërruese për karrierën premtuese të guvernatorit të Floridës.

De Santis ia atribuoi humbjen e Iowa-s motit, përkushtimit të medias konservatore ndaj ish-presidentit amerikan dhe një breshërie reklamash negative kundër tij.

Tani tërheqja nga gara për nominim i lë alternativën e vetme Trumpit dhe ish-ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?