Cristiano Ronaldo rrëfehet në një intervistë për La Gazzetta dello Sport ku flet për Championsin, “Topin e Artë” dhe rivalitetin me Leo Messin. Juventusi afroi Ronaldon për të fituar Championsin por portugezi thotë: "Championsi nuk duhet të jetë një obsesion siç ishte e dhjeta në Madrid. Tek Juventusi jemi një familje lojtarësh të përulur që punojnë shumë mirë.
Për Leo Messin , Ronaldo ka një ftesë:” Do të më pëlqente që një ditë të vinte në Itali. Të bëjë si mua dhe të pranojë sfidën” sqaron Ronaldo. Dhe në fund për “Topin e Artë” që këtë vit e fitoi Luka Modric CR7 thotë:
”Unë mendoj se e meritoj ta fitoj çdo vit “Topin e Artë” dhe punoj për të. Por komplimente për Luka Modric që e meritoi por duhet ta dinë që vitin që vjen do bëj gjithçka për ta fituar unë” e mbyll portugezi.