Sport

Ronaldo 'hakmerret' për 'Topin e Artë', Igli Tare nuk ia del për drejtorin sportiv më të mirë të vitit

30 Dhjetor 2019, 13:26| Përditesimi: 30 Dhjetor 2019, 13:29

  • Share

Të dielën në mbrëmje u mbajt në Dubai ceremonia 11 e ‘Globe Soccer Awards’, me Cristiano Ronaldo-n, i cili u shpall si ‘Lojtari Më i Mirë i Vitit’. Për portugezin kjo ishte hera e gjashtë që vlerësohet me këtë çmim prestigjioz, ndërsa në garë ishin edhe futbollistët Saido Mané, Allison Becker, Virgil Van Dijk, Leo Messi, Bernardo Silva dhe Mohamed Salah.

Kështu Cristiano Ronaldo e mbyll vitin në mënyrën më të mirë të mundshme duke patur parasysh se në ‘The Best’ të dhënë nga FIFA dhe për ‘Topin e Artë’ nga ‘France Football’, futbollisti i Juventusit u rendit i treti. Gjatë 2019 Ronaldo pati një formë të shkëlqyer duke fituar me bardhezinjtë kampionatin si dhe me Portugalinë kompeticionin e parë të Ligës së Kombeve.

Ceremia rezultoi një natë e portugezëve pasi Joao Felix u zgjodh si ‘Lojtari i Ri Më i Mirë i Vitit’, ndërsa Jorge Mendes si menaxheri më i mirë për 2019.

Për çmimet e ‘Globe Soccer Awards’, në garë ishte edhe shqiptari Igli Tare, i cili garonte për çmimin e Drejtorit Më Të Mirë Sportiv të Vitit’, por që u fitua nga Andrea Berta. Ndërkohë Jurgen Kloop u shpall ‘Trajneri Më i Mirë i Vitit’.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • pastore: 31/12/2019 12:54

    ca lesh igli mer vlla pa lidhje ku jane laciotet ne europa kup apo ne seria 1

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?