Christiano Ronaldo, futbollist i Juventus

Ronaldo kërkon golin e parë ndaj Lazios, në mbrëmje supersfidat e Seria A

25 Gusht 2018, 10:54| Përditesimi: 25 Gusht 2018, 11:01

  • Share

Java e dytë e Serisë A në Itali hapet me supersfidën Juventus-Lazio, një duel ku parashikohet të ketë luftë sportive dhe spektakël. Vendasit kanë vuajtur në javën e parë në Verona kundër Chievos, që vetëm në fundin e ndeshjes kanë bërë përmbysjen e madhe, duke fituar 3-2.

Lazio rikthehet në “Allianz Stadium” me kujtime të mira, pasi bardhekaltrit janë ata që kanë thyer kampionët për herë të fundit në shtëpinë e tyre, duke fituar 2-1, kur kujtojmë që ishte pikërisht Strakosha që priti penallti në shtesë kundër Dybala.

Gjithsesi, Lazio humbi 1-2 brenda në “Olimpico” ndeshjen e parë me Napolin. Një gjë është e sigurtë, të gjitha biletat për ndeshjen e sotme në orën 18:00 janë shitur, në “Allianz Stadium” do të jetë me kapacitetin maksimal. Trajneri Allegri ka deklaruar se Ronaldo ka rritur cilësinë, por i takon atij dhe klubit t’i marrë të gjithë potencialin që zotëron portugezi.

Ndërsa në mbrëmje do të luhet supersfida tjetër Napoli-Milan. Napoli fitoi 2-1 ndeshjen e parë në transfertë dhe një tjetër fitore, përballë një rivali direkt, do ta fuste në shinat e duhura trajnerin Carlo Anceloti.

Nga ana tjetër, Milan nuk luajtur javën e kaluar, për shkak se përballja me Genoan u shty nga tragjedia e Xhenovës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?