Sport

Ronaldo nuk përmbahet, rekordet që theu dhe barazoi me 'dopietën' kundër Francës

24 Qershor 2021, 11:59| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 14:26

  • Share

‘Dopieta’ kundër Francës në ndeshjen e fundit të grupit F për Euro 2020 ka bërë që Cristiano Ronaldo të thyejë dhe t’u afrohet rekordeve të tjera shumë të rëndësishme.

‘Ylli’ i Portugalisë, i cili njëkohësisht ka fituar edhe 5 ‘Topa të Artë’, ka barazuar rekordin e ish-sulmuesit Iranian Ali Daei, pasi të dy kanë shënuar 109 gola me kombëtaren. Duke parë urinë e portugezit shumë shpejt pritet që rekordin ta mbajë i vetëm edhe pse ndeshja e radhës për luzitanët në ‘Euro 2020’ është kundër Belgjikës.

Dy golat kundër Francës i dhanë Ronaldos edhe kryesimin përsa i përket golashënuesve në këtë europian. 36-vjeçari që ishte baraz me Lukaku-n tani ka shkuar në kuotën e 5 golave dhe do jetë shumë e vështirë për ta kaluar, duke parë që në dispozicion nuk janë shumë ndeshje.

Ronaldo ndërkohë të mërkurën theu një tjetër rekord. ‘Bomberi’ portugez u bë i vetmi futbollist që ka shënuar më shumë gola në Europian dhe Botëror së bashku. Këtë rekord e mbante Miroslav Klose i Gjermanisë me 19 gola, ndërsa tani Ronaldo është ngjitur në kuotën e 20 golave.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?