Virologu Buroini dhe Cristiano Ronaldo

Sport

Ronaldo prapë pozitiv me Covid: Tamponi është budallallëk! Burioni: Mirë se erdhe mes virologëve, eja luajmë kalçeto kundër okulistëve

28 Tetor 2020, 19:33| Përditesimi: 28 Tetor 2020, 19:41

  • Share

Cristiano Ronaldo mendon se tamponi ndaj Covid është një budallallëk.

Pak orë përpara ndeshjes me barcelonën dhe me rivalin e tij Mesi, Ronaldo rezultoi përsëri pozitiv. Zhgënjimin e shprehu në një votim në Instagram ku tha se tamponi është një budallallëk i madh. Por e menjëhershme ka qenë replika me doza ironie e virologut të njohur italian Buroini, i cili i uroi Ronaldos mire se ardhjen në mesin e virologëve, dhe e ftoi atë ti bashkohej skuadrës së kalcetos për të zhvillluar një ndeshje me okulistët.

Ronaldo tregoi në postim të gjithë nervozizmin pasi prej ditësh qëndron i izoluar dhe tamponet kanë dalë pozitiv.

Por kjo nuk është polemika e vetme, Ronaldo pak ditë më parë u përplas edhe me ministrin e sportit Spadafora i cili e akuzoi portugezin se kishte thyer karantinën dhe e quajti atë arrogant.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?