Big Brother Vip 2

VIP & Spektakël

Ronaldo Sharka rrëfen historinë e tij të dashurisë: Vetëm një herë kam dashuruar, ajo ende më mbështet në çdo hap timin në televizion

5 Janar 2023, 09:57| Përditesimi: 5 Janar 2023, 10:01

  • Share

Banorët në shtëpinë e “Big Brother Vip 2” vendosën të diskutojnë temën e dashurisë mbrëmjen e djeshme dhe secili prej tyre ndanë historitë e tyre personale. Moderatori Ronaldo Sharka ka treguar historinë e tij të dashurisë dhe tha se ka dashuruar vetëm një herë.  Vajza që i fitoi zemrën është me origjinë nga Vlora. Ai tha se nuk është ndarë me konflikt me ish-të dashurën e tij dhe gëzon respekt maksimal për të, madje e pa rastësisht në një kafene tre ditë para se të hynte në spektakël dhe u emocionua..

Gjatë bisedës me banorët e tjerë ai thotë se edhe pse është ndarë, ish e dashura ndjek në çdo hap të tijin në televizion.

“Unë njëherë kam dashuruar. Ajo goca ndjek do hap timin, është nga Vlora. Kisha dy vite që nuk e shihja dhe 3 ditë para se të hyja në BB VIP, e pashë në kafe. Ishte emocion i paparë”, tha ai.

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?