Kronikë
Top 24

Ronaldo shënoi golin e parë me Juventus, Rama poston videon e Zahos të veshur bardhezi (Video)

16 Shtator 2018, 17:54| Përditesimi: 16 Shtator 2018, 21:04

  • Share

TIRANË- Kryeministri i vendi Edi Rama ka postuar një "InstaStory" ku duket i biri Zaho, duke luajtur futboll me fanellën e Juventusit.

Zaho shfaqet duke luajtur në një oborr me një fanellë pa numër por që qartasi duket i përket skuadrës italiane. Vlen për t'u përmendur që kjo është hera e parë që kryeministri Rama e nxjerr me fytyrë për publikun të birin. 

Gjatë gjithë kësaj kohe, ai dhe bashkëshortja e tij kanë zgjedhur që ta mbajnë sa më të fshehtë identitetin e të birit duke postuar foto me të por pa i ekspozuar fytyrën.

Videoja e Ramës vjen menjëherë pas ndeshjes Juventus-Sassuolo, e cila përfundoi 2:1 me dy gola të shënuar nga portugezi, Ronaldo. Këto janë dy golat e parë të Ronaldos që nga tranferimi i tij tek Juventusi nga Reali i Madridit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?