Cristiano Ronaldo dhe mbrojtësi i Liverpool, Lovren

Sport

Ronaldo shtang Realin: Ka qenë shumë bukur të luaja në Madrid...

27 Maj 2018, 13:05| Përditesimi: 27 Maj 2018, 13:08

  • Share

Akoma para ngritjes së trofeut Champions League, Cristiano Ronaldo, ka befasuar me deklaratat e tij të dhëna në përfundim të finales së tretë radhazi të Champions league të fituar 3-1 kundër Liverpool.

“Në ditët e ardhshme do të vijë një përgjigje për të ardhmen time. Ka qenë shumë bukur të luaja për Real Madrid”. Fjalë që tingëllojnë si lamtumirë!

Më vonë, ai u pyet nga një televizion tjetër nëse deklarata e tij nënkuptoi se ai do të largohej. Ronaldo theksoi se ishte ngutur dhe nuk kishte qenë momenti i duhur t’i thoshe ato fjalë, edhe pse insistoi se nuk pendohet dhe se nuk garanton se e ardhmja e tij është në Real Madrid.

E arsyeja pas krejt kësaj është se Ronaldo është i pakënaqur me pagën, sipas gazetarit të njohur të Sky Sports.

Cristiano nuk është i palumtur në Real Madrid. Ai është i palumtur me pagën që merr në Real Madridi – 400 mijë euro në javë. Neymar i merr 685 mijë euro në javë, ndërsa Messi 850 euro mijë në javë”, ka shkruar Kaveh Solhekol.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?