Ronela Hajati në Eurovision, Zhulali: Prezantim jodinjitoz, koreografia kaloi masat etike! Kompozitori Shëngjergji: Po të ishte i ati gjallë nuk do ia miratonte këtë performancë

12 Maj 2022, 14:52| Përditesimi: 12 Maj 2022, 14:58

  • Share

Këngëtarja Ronela Hajati ishte përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit në festivalin ndërkombëtar Eurovision. Por kënga e saj ‘Sekret’ nuk arriti që të kualifikohej në finalen e madhe. Megjithatë, ndryshe nga zakonisht nuk ishte ky lajmi kryesor që do pushtonte mediat por performanca e saj skenike, përzgjedhja e veshjeve, koreografia deri tek përzgjedhja e këngës. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv u diskutua mbi atë çka përfaqësoi Ronela në Eurovision.

Për profesorin Edmond Zhulali ndër problematikat kryesore që kishte Ronela ishte koreografia e cila i lodhi vokalin duke bërë një performancë jo të saktë si dhe veprimet e pahijshme në koreografi.

Nuk po futem të diskutoj për vlerat e këngës. Unë kam qenë që kjo të kualifikohet por mendoj që performanca ndikoi dhe e lodhi atë vokalisht.  Koreografia i ka kaluar masat e etikës skenike në një aktivtet siç është ky. Nuk është problem veshja por veprimet ishin të pahijshme. Edhe në klip kanë qenë disa veprime të tilla që për mendimin tim nuk duhet të ishin. Pra, ky institucion Rtsh a i ka bërë një kontroll për disa parime thelbësore? Këtu nuk ka pasur një kontroll dhe punët nuk janë bërë siç duhen.

Të dy kompozitorët bien dakord njëzëri që faji kryesor bie mbi RTSH e cila nuk ka strukturat e posaçme në përzgjedhjen e këngës. Kompozitori Enver Shëngjergji u shpreh se Ronela nuk duhet të binte pre e atyre që i servirën këtë lloj vorbe skenike:

Kjo vajzë nuk duhet t’i mbajë të gjitha kusuret e këtij aktiviteti. Në fund ajo bëri aq sa dinte kompozoi një këngë, shkruajti një tekst dhe u paraqit në një festival.Në festival ka të drejtë të paraqitet kushdo. Për mua shkaktari kryesor është Rtsh. Dhe ajo që është më fatalja, është juria e cila bën një vlerësim të tillë, duke i dhënë çmimin e parë pa menduar mirë cfarë përfaqëson kjo tipologji e këngës. Unë Ronelën nga ana e paraqitjes estetike, të veshjes, koreografisë, e kritikoj sepse është iniciatorja e kësaj vorbe skenike që u paraqit. Ajo nuk duhet të binte pre e kujtdo që ia ka serviur këtë look, këtë veshje, këtë koreografi. Dhe Ronela duke qenë bija e një njeriu të madh, që ka drejtuar RTSH, po të ishte i ati gjallë nuk do ta miratonte. Askush nuk ka dëshirë, pavarësisht se është skenike por nuk është në funksion të këngës.

 

Ora 15:09
Gazetarja Elda Laze: Veshja e Ronelës e gabuar, asnjë element shqiptar, duhej një ndërthurje estetike e foklorit me modernen

1652361459_eldalaze.jpg

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv u diskutua mbi atë çka përfaqësoi Ronela Hajati në Eurovision. Për gazetaren Elda Lazri e cila prej vitesh është pjesë e revistave prestigjoze të modës, veshja e këngëtares ishte e gabuar dhe mbi të gjitha nuk kishte asnjë element kombëtar.

Mënyra se si është përshtatur veshja tek kjo këngëtare duhet diskutuar. Duhet të respektosh masat trupore, format e trupit, padiskutim që një këngë përfaqëson edhe një komb, pra duhet të sjellësh edhe diçka nga shteti jot. Të kishte një element aty, një folklor i modernizuar do më pëlqente. Performanca, look-u nuk më ka pëlqyer që kur ka fituar Ronela. Por a duhet ta mbante Ronela gjithë barrën? Ronela ka bërë maksimumin, ne e njohim si këngëtare, e dime që është ekstravagante, e dimë që ka një individualitet të sajin, pra ne e dinim shumë mirë si do vinte Ronela. Duket që veshja është e frymëzuar nga Amerika Latine domethënë ka pak folk nga Amerika Latine. Dhe ky është gabimi madh, veshja bie në sy është interesante, por fakti që të sjell ndërmend Meksikën, amazonën të largon shumë nga Shqipëria. Veshja e bardhë është e bukur, është moderne por nuk ka asgjë që ta lidh me Shqipërinë. Ndërsa përsa i përket kontrollit, ne prap i vëmë gishtin Ronelës, por se kujt duhet të jetë ky kontrolli….nuk është absolutisht gabimi Ronelës. Ne diskutojmë por s’dime kujt duhet tia vendosim gishtin. Ne një emër kemi, është Rtsh dhe këtu e mbyllim” tha ajo.

MC//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 12/05/2022 15:42

    Ronela ne performancen e saj dukej me shume e zhveshme se sa e veshme. Per turp e faqen e zeze, me ate doren qe e vinte ke vendi i turpit, me ato levizjet pa pike bukurie dhe me ato thirrjet sikur ishte ne pyll me dhente.Me pak fjale do ta quaja "Performance perverse".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?