Ronela Hajati

Ronela Hajati ‘rrëmben’ çmimin e parë në festivalin e 60 të RTSH me këngën ‘Sekret’

29 Dhjetor 2021, 23:38| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 00:41

  • Share

Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve zyrtarizoi sot fituesin e festivalit të 60.

Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ arriti të rrëmbente çmimin e parë të spektaklit pas të cilit do të na përfaqësojë në Eurovizion 2022.

E pushtuar nga emocionet Ronela ua dedikoi çmimin e parë prindërve të saj të cilëve u premtoi që do i bënte edhe më shumë krenarë. Pasues i saj me vendin e dytë, u shpall Alban Ramosaj me këngën dhe baladën ‘Theje’ i cili emocionoi jo pak publikun. Gjatë fjalës së tij Ramosaj ‘porositi’ Ronelën të sillte kupën e Eurozionit në shtëpi pasi e uroi për fitoren.

Jam shumë falënderues për të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe dashurinë që më keni falur. Ronela, po nuk e solle Eurovision-in në Shqipëri, po nuk e solle... Miq duartrokitje për Ronelën”.’, u shpreh ai

Risia e këtij edicioni ishte vendi i tretë të cilin e ndanë dy artistët Eldis Arrnjeti dhe Rezarta Smaja.

“Këtë çmim ia dedikojmë Shkodrës” ishin fjalët e tyre.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kenga dhe muzika: 30/12/2021 17:01

    Po per kenge qe ka Shqiperia... Te gjitha te shpifura dhe mizerabel. Ne fakt ato jane vertete vete antimuzika, jane nje kakofoni e rreshtuar ne nota e ne pentagrame... Hiq serenatat korçare, kenget labe ne rrafshin e folklorit dhe kengeve popullore dhe aty ketu ndonje te rralle, te gjitha te tjerat, po te gjitha pergjate gjithe historise dhe viteve, kane qene dhe jane teper te shpifura, TEPER!

    Përgjigju
  • emri: 30/12/2021 09:43

    Keng koti nuk ka lidhje fare me festivalin

    Përgjigju
  • Qwert: 30/12/2021 08:12

    Te arrestohen ata te juris qe i jep cmim te pare roneles..kenga + muzika SKANDAl...

    Përgjigju
  • Wanda dhe tigrat e saj: 30/12/2021 07:56

    Po mire me, si nuk kane turp qe therrasin Luan Zhegun( tallen dhe pak trapin me e bo rrepist ne kete moshe) & co dhe i japin cmimin e pare nje kenge pacavure, pa identitet e shtylle kurrizore?!

    Përgjigju
  • anna: 30/12/2021 07:38

    E gezofsh Ronela cmimin URIME dhe suksese te metejshme ,nuk kishte me te mire dhe me te sinqerte se ty aty.

    Përgjigju
  • Iris: 30/12/2021 04:09

    Kam 21 vite qe s'e kam pare festialin sepse jam larguar,por ajo trofeja qe ka marre fituesja,ne profil duket si kocke femuri.Cfare perfaqeson dhe kush e ka ideuar?

    Përgjigju
  • Alb: 30/12/2021 00:38

    Skandal si muzika edhe shteti.

    Përgjigju
  • NGRIHU NË KËMBË SHQIPËRI: 30/12/2021 00:34

    Festivalin në RTSH e fitoi Ronela Hajati, e bija e Marash Hajatit, antarit të dikurshëm të komitetit të Partisë së punës, ish komunisti i Rtsh. Ronela përflitej që para se të fillonte festivali që do fitonte, por kishte dhe zëra për A.Ramosajn. E në fakt ky doli i dyti. Në RTSH (ERTV publike e Ramës tashmë) vazhdon akoma të shitet çmimi i parë që pa filluar festivali. Pazar, pazar dhe vetëm pazar! Teksti i këngës "Sekret" është miserabël, një si tip teksti tallavaje kot, raka zkdruka, dumci dumci. Mjafton bëj një melodi ritmike, hidhu pirdhu dhe gati kënga fiks për festivalin Europian. Shqipërisë i duhet një RESET TOTAL, NJË DEFAULT, se situata kudo është një mjerim total, korrupsion, teatër qesharak, antivlera dhe amoralitet. Imagjinoni që RTSH ndryshoi skenarin, trasmetoi këngën e A.Ramosajt natën e dytë (dhe jo të parën siç ishte vendosur) pikërisht që të lidheshin me BIG BROTHERIN, të çonin Beatrixin të shihte të vëllanë duke kënduar, që Festivali të merrte dhe pak audiencë nga Bigu!!! Çfarë mjerimi!! Çfarë ulje!! Qershia mbi tortë ishte që festivalin e drejtoi Ardit Gjebrea. Pse, mbaruan prezantuesit në këtë vend? S'ka të tjerë? Pastaj Gjebrea ka këngën magjike. Nuk i mjafton?! Nuk ngopet?! Duket të drejtojë edhe Rtsh me konflikt interesi. Zgjohuni shqiptarë! Pak veta kanë kapur gjithshka në këtë vend. Po nuk reaguat shumë shpejt do shihni që do përfundoni ose shërbëtorë mjeranë të këtyre mbeturinave komuniste apo pseudo demokratike kapitaliste gjasme të djathta, ose do emigroni jashtë shtetit.

    Përgjigju
    • Makiwa71: 30/12/2021 16:51

      Jam dakord me ato çfarë thoni,unë jetoj jashtë tash 25 vjet, po desha me than se Shqiperia ka mardhit me të gjitha.Arti Keka ba qenef krejt.

    • Vato: 30/12/2021 02:46

      Pirdh pirdh se lirohesh vlla emigrant.Kush do ngrihet aty ne qe jena matane detit kshu remotely apo me telepati? Ka mare fund aty revoltohu sa te duash shqiperia kjo qe eshte tani eshte thjeshte nje shtepi publike me shume kate e bira ku gelojne tgjitha semundjet e kesaj toke.Kush do ngrihet aty barktharet qe per nje thes miell shesin voten dhe jeten e tyre?Thuaj ngrihuni siriane e afgane se ato mesiguri jane me shume shqiptare se ata qe jetojne aty tashme.Hajt tna rruaje partia shoke socialista.VFLP

    • Lora: 30/12/2021 00:58

      Kenge bahgjellash

  • Gentius: 29/12/2021 23:44

    Urime dhe sukses

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?