Futbollistët Wayn Roney dhe Zlatan Ibrahimoviç

Sport

Rooney dhe Ibramoviç konkurrentë për titullin e lojtarit të vitit në Amerikë

1 Nëntor 2018, 16:05| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 16:21

  • Share

Liga Kryesore e Futbollit në Amerikë ose siç njihet ndryshe ‘Major League Soccer’ ka nxjerrë listën e saj për pesë lojtarët më të mirë të vitit 2018, ku spikasin Wayn Rooney dhe Zlatan Ibrahimoviç. 

Sipas mediave të huaja sportive, dyshja e futbollistëve është nominuar për titullin "Lojtari i Vitit" ("Most Vaulable Player").

Emrat e dy futbollistëve janë spikatur pikërisht në sajë të performancës së tyre. Konkretisht, Ibrahimoviç ka bërë 22 gola dhe Rooney, i cili ka luajtur më pak se 54 përqind të minutave në ndeshjet e sezonit, ka realizuar 12 gola.

Wayn Rooney dhe Zlatan Ibrahimoviç kanë luajtur bashkë kohë më parë tek Manchester United, ndërsa tanimë Ibramoviç gjendet tek Los Angeles Galaxy dhe Roney tek DC United si sulmues.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?