Kjo foto me rosa të ngordhura e cila është bërë virale në rrjetet sociale është fokusuar në zonën e mbrojtur të Kune-Vainit në Lezhë, si dëshmi e gjuetisë së paligjshme që ndodh në këtë rezervat natyror.
Gjuetia ka sjellë rënien e numrit të shpendëve në lagunë gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare në censusin e janarit 2024 numërohen rreth 12 mijë individë nga 50 mijë që është kapaciteti i kësaj lagune.
“Natyrisht një ndër faktorët është terheqja pas tregut. Restorantet janë në brendësi të zonave të mbrojtura në Lezhë. Shpendët janë të rrezikuar nga gjahtarët e paligjshëm”, tha Jak Gjini ekspert mjedisi.
Shtimi i kontrolleve në terren si nga Administrata e Zonave të Mbrojtura ashtu dhe nga Policia e Shtetit shihet si domosdoshmëri për të ndaluar masakrën me shpendët ujorë.
“Duhet të shtohet kontrolli dhe duhet të jetë i mirëorganizuar. E gjithë zona duhet të jetë e mbrojtur, siç ka dhe statusin”, tha më tej Gjini.
Krahas sportit, gjuetia shfrytëzohet për biznes, pasi shpendët e egër, kryesisht rosat shiten në restorantet e Lezhës.
Shkatërruan gjdo qe shpendë e kafsh.po shkatërruan dhe lagunat.liqenet.lumejt me binarët e ngjalave
PërgjigjuDuhen gjobitur dhe restorantet qe i perdorin,por duhen vene para pergjegjesise penale dhe rojet e natyres qe marrin rrogen kot.Si ka mundesi qe nuk i degjojne ciftet e gjahtareve dhe ato birbilat qe perdoren per te ndjellur rosat?! Po te dalesh ne agim,ose perendim,aty i gjen.Gjithashtu shteti duhet te nxise fermat e rosave e patave,per te luftuar gjuetine e tyre.Gjoksi i roses se fermes tek ne shitet 10 $/copa i pagatuar.Pse te mos kete nje orientim te fermereve nga shteti drejt mbareshtimit te shpezeve /te eger/si rosa,pata.fazani.shkurta,thelleza,etj?!
Përgjigjuvendodni kanera,,,kush kapet ,,ti hapet...
Përgjigju