Mungesa e ujit të pijshëm gjatë muajve të verës është kthyer në problematikën më madhore të mbi 70 familjeve në fshatin Suk 1, në Roskovec. Sipas banorëve kjo është një situatë e përsëritur çdo sezon veror, pavarësisht se numërojnë 3 investime në rrjetin ujësjellës.
“Kemi nja 5-6 muaj. Zëre se uji nuk vjen fare. Janë futur këtu 3 tubacione, asnjë nuk ka ujë”
“Kemi muaj që e mbajmë ujin me pikatore. Unë dua ujin ta kem në shtëpi, paratë i kam dhënë”, shprehen banorët.
Nevoja i ka detyruar ata të mbushin depozitat me ujë në mënyrë private, kundrejt pagesës, ndërsa një pjesa tjetër përdorin puset e hapura privatisht, por për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta.
“Me makina po marrim ujë. Kam një pus aty e marr pak ujë, as pusi nuk ka se nuk po bie shi”
“Me ujë pusi, vjen era zhabë. Nuk lajmë dot enët. Duam të pijmë një pikë ujë në gotë, vjen erë e keqe”
“Janë tharë puset, një çikë rërë dhe bllokohet”
“Unë kam ngelur gjithë kohës duke marrë ujë me bot. Humbasim kohë pune e para”, shprehen banorët.
Apeli i tyre shkon për autoritetet qendrore e vendore, ndërsa situata i dëmton bagëti e biznese prej vitesh.
Komente
