Kronikë

Roskovec/ Dy makina ‘Benz’ përplasen me njëra-tjetrën, plagosen drejtuesit, vdes edhe një çoban! Po kalonte rrugën me një tufë me dele (EMRAT)

17 Shkurt, 18:57| Përditesimi: 17 Shkurt, 19:20

  • Share

Roskovec- Dy makina tip ‘Benz’ janë përplasur pasditen e sotme në aksin rrugor Marinzë- Suk 1, Roskovec.

Si pasojë e përplasjes të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve dhe një çoban që po kalonte aty me dele, i identifikuar si Festim Gllava.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë ngordhur mbi 30 krerë bagëti.

Sipas njoftimit të bluve paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Qerim Malka,  është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luis Malka.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi Festim Gllava, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes”, informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?