Çmimi i ulet i kastravecave e domateve ka ngritur në protestë dhjetëra fermerë të bashkive Roskovec e Dimal. Në shenjë revolte kanë hedhur përtokë arkat me perime dhe njëzëri bënë apel shtetit të mos i braktisë.
Fermerët thanë se gjenden në vështirësi pasi çmimi i ulët i perimeve nuk arrin të mbulojë dot as kostot e shpenzimeve.
Adurim Koçaqi theksoi se po shkojnë drejt falimentit pasi pikat e grumbullimit i marrin produktet e tyre me çmime tejet të ulëta, nën koston e prodhimit.
Në kulmin e indinjatës fermerët thanë se aktualisht domatja shitet me 70 lekë për kilogramë nga 120 që duhej të ishte çmimi, ndërsa theksojnë se trangulli në këtë periudhë dorëzohet pa çmim pasi vlera është tepër e ulët, vetëm 20 lekë.
Sipas fermerëve të Roskovecit e Dimalit kjo është lojë e përsëritur e pikave të grumbullimit dhe këmbëngulin që ndërhyrja e ministrisë së bujqësisë dhe autoritetit të konkurecës është jetike pasi djersa dhe mundi i tyre po shkon dëm ndërsa humbjet financiare janë të mëdha.
Komente

BASHKOHUNI DHE HAPNI VETE NJE PIKE SHITJEJE NE TIRANE,,DURRES,,FIER,E VLORE...
Përgjigju