Foto ilustruese

Kronikë

Roskovec/ I vuri zjarrin banesës së një qytetareje me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh, arrestohet 27-vjeçari (EMRI)

18 Qershor, 14:09| Përditesimi: 18 Qershor, 14:18

  • Share

Roskovec- Një 27-vjeçar i cili i vendosi zjarrin banesës së një qytetareje në lagjen nr.1 është arrestuar nga policia e Roskovecit.

Sipas njoftimit të policisë Edusjon Zyka e kreu këtë akt me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit nuk pati të lënduar vetëm dëme materiale.

"Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases M. L., se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit E. Z., 27 vjeç, banues në Fier. 27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash. Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të pjesshme materiale", informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?