Roskovec/ Nis ndërtimi i pallatit për familjet e pastreha! Kryebashkiakja: Brenda 18 muajsh gati 32 banesa sociale

19 Tetor 2023, 16:18| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 16:29

  • Share

Një pallati 6-katësh për familjet e pastreha po ndërtohet në Bashkisë se Roskovecit. Punimet pritet të zgjasin 18 muaj.

“Edhe ne ketë vit qe jemi ne sapo kemi lidhur kontratën  me kompaninë fituese  dhe kemi edhe  nje projekt i cili do te zbatohet per 32  familje përfituese  me vlerën 18 milionë leke te reja me një afat zbatimi prej 6 muaj”, tha kryebashkiakia Majlinda Bufi.

Janë 32 apartamente që po ndërtohen nga Enti Kombëtar të Banesave, ndërsa familjet përfituese do të zgjidhen sipas kritereve, ku në fokus janë gratë e divorcuara. Banesat sociale do të jepen me qira të ulët, prej 6500 lekësh në muaj.

“Mbas përfundimit te afatit do te kemi godinën  gati me apartamentet me nje numër total 31 apartamente , te cilët janë me sipërfaqe te ndryshme  ku përfituesit do te jene familje te reja  dhe jo të reja por do  qe do te kenë aftësi paguesve te këtyre apartamenteve , sepse nuk behet fjale qe apartamente te jepen falas , sigurisht qe kane një vlere , e cila do te përcaktohet sipas kushteve te tregut dhe ligjit”, tha Bufi.

Kryebashkiakja Majlinda Bufi tha se gjatë 5 vitet e fundit janë kryer rikonstruksione në 165 banesa ku 55 prej tyre janë te komunitetit rom.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?