Foto ilustruese

Kronikë

Roskovec/ Vdekja e punëtorit 43-vjeçar, dërgohen për gjykim pronari i objektit që po ndërtohej pa leje dhe kryeinspektori i IKMT bashkë me vartësin e tij

18 Maj, 15:51| Përditesimi: 18 Maj, 16:00

  • Share

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet lidhur me vdekjen e 43-vjeçarit me inicialet S.B., i cili më 14 shtatorit të vitit 2024 humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në banesën e shtetasit me inicialet E.D., të cilën po e ndërtonte pa leje.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim shtetasin E.D. nën akuzë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Po ashtu, për gjykim në lidhje me rastin janë dërgaur edhe kryeinspektori dhe inspektori i IKMT-së pranë Bashkisë Roskovec, përkatësisht me inicialet E.Ç. dhe S.M., pasi megjithse ishin vënë në dijeni të ndërtimit pa leje nuk janë marrë masat e nevojshme.

Në këto rrethana prokuroria ka ngritur akuzë ndaj tyre për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Fier

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?