Kronikë
Top 24

Rotacion në prefekturën e Beratit! Rikthehet në detyrë Valbona Zylyftari, lirohet Dafa

22 Maj 2019, 18:14| Përditesimi: 22 Maj 2019, 18:24

  • Share

Rotacion në prefekturën e Beratit!

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme miratoi vendimin për lirim dhe emërim në detyre të prefektit. Për motive ende të paditura është liruar nga detyra Harilla Dafa, i cili zëvendësoi në këtë post Valbona Zylyftari. E ndërsa, sot Këshilli i Ministrave vendosi rikthimin e saj në detyrë.

Zylyftari u emërua në maj të vitit 2017, por u shkarkua vetëm pak muaj më pas, më konkretisht në nëntor nga kryeministri Edi Rama. Ajo ishte pjesë e listës së 12 prefektëve të qarqeve që u shkarkuan në bllok nga kreu i qeverisë, pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Valbona Zylyftari është një emër me kontribut në Partinë Socialiste. Ajo ka qenë më herët Kryetare e PS-së në Berat, anëtare e Këshillit Bashkiak si dhe drejtoresha e bibliotekës “Vehxhi Buharaja”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?