Integrimi/ Roth: Shqipëria është gati! BE të mos vonojë ose boshllëkun e saj do e plotësojnë vendet autoritare, si Rusia

15 Mars 2022, 09:48| Përditesimi: 15 Mars 2022, 10:07

  • Share

TIRANË-  Ministri gjerman, njëherazi kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Michael Roth është shprehur se Shqipëria është gati për të nisur negociatat me Bashkimin Europian. Luftën në Ukrainë, ai e ka konsideruar si një mesazh të drejtpërdrejt për Bashkimin Europian, që sipas tij duhet të marrë më shumë përgjegjësi për të krijuar më shumë paqe dhe stabilitet në Europë.

Ai thotë se BE nuk duhet të vonojë çeljen e negociatave me këto vende, mes tyre edhe Shqipëria, pasi në të kundërtën regjime të tjera siç ai i quan autoritare, mes tyre edhe Rusia,  do të shfrytëzojnë këtë moment për të tërhequr pas vetes këto shtete.

"Lufta në Ukrainë është një tragjedi shumë e madhe dhe ajo thekson se BE duhet të marrë më shumë përgjegjësi për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Europën. Do të thotë jo vetëm në Evropën Lindore por edhe në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një detyrim për ne. Dhe nëse ne i përcjellim një ftesë për Ukraninën nuk do të thotë që ne nuk jemi më të interesuar për të vazhduar marrëdhëniet tona me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanin Perëndimor. Ky aspekt e ngadalëson procesin? Jo jo. Miqtë tanë në Ballkaninin Perëndimor pritën shumë gjatë, tepër gjatë. Ne duhet të përshpejtojmë negociatat sepse nëse BE nuk është vizibël, aktive dhe e zëshme mjaftueshëm regjime të tjera autoritare do të plotësojnë vakumin.  Kjo do të thotë rusët në veçanti në Serbi, Kina apo Turqia dhe kjo nuk është absolutisht në interesin gjerman apo në interesin Europian", tha Roth.

Ai thekson se zhvillimet e fundit, ku më e rëndësishmja është lufta, ka bërë që besimi në BE-së në vendet e rajonit të bie.

"Nuk jam shumë i kënaqur me zhvillimet e fundit sepse Bashkimi Europian ka humbur besueshmërinë në rajon. Ka ardhur koha që të fillojmë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ky është mesazhi im jo vetëm për miqtë dhe partnerët tanë në Shqipëri, por edhe për miqtë dhe kolegët tanë në Bruksel dhe shpresoj që me Presidencën Franceze të Këshillit ne të kemi një mundësi të vërtetë për të mbajtur premtimet tona sërish", tha Roth.

Këto deklarata Roth i bëri pas një takimi që pati me një delegacion shqiptar me në krye Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abcd: 16/03/2022 09:25

    Z.Ruth,perpara se te hapesh gojen ,merru vesh me Macronin dhe mos u kapni pas “bishtit bullgar”,e para kjo. E dyta,ne jemi vendi me i korruptuar ne Europe dhe me nje nfluence te shtuar te Lindjes,keshtuqe nese merret per baze ky aspekt ,ne duhet te n’a hiqet dhe e drejta e levizjes jo më te n’a fusin ne BE. E treta,nese duhet shpetuar nga influencat e metejshme te te treteve,( pasi kjo situate eshte thjesht pasoje e “luftes se gjate” midis Perendimit dhe Lindjes,ku kjo e fundit ne Shqiperi ka triumfuar),sidomos tani pas nje lufte te nisur ne mes te Europes,per te dhene nje mesazh uniteti dhe per te korigjuar dhe vetveten, ( redfleksion ndaj paaftesise dhe percarjes se saj),duhet te bej hapa “urgjente” dhe vendet si Shqiperia,pra Ballkanin Perendimor duhet t’a fuse direkt ne BE.

    Përgjigju
  • Sbeh: 16/03/2022 03:23

    Per sa kohe Edvin Rama dhe humori i tij gomaresk per dasma te tjera ze vend te pare, eshte shume e veshtire te ecet para me antarsimin. Kur s’ke humor dhe ben humor veshgjati, cfare pret?

    Përgjigju
  • Iris: 16/03/2022 00:36

    Ukraina po digjet tym e flake,njerezit e pafajshem po masakrohen dhe BE thote per te dale e prisni,po Shqiperia ne paqe?!

    Përgjigju
  • Altin Tank: 15/03/2022 18:56

    Po nuk u kompensuan ish pronaret 100/100 te prones me vleren e tregut po nuk u zhduk korrupsioni ne drejtesi as ka dhe as ka per te patur kurre integrim ne BE.

    Përgjigju
  • AltinTop: 15/03/2022 11:42

    Neve na ka marr Rusi me kohe o derzi.. Nuk te mjafton qe jemi vendi me i korruptuar ne Europe? Plotesim kushti eshte kur ti ngjisim disa shkalle me shum se ku jemi tani..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?