“Aleksandër Vuçiç nuk është më një partner i besueshëm; në Bashkimin Europian nuk ka vend për shërbëtorët e Vladimir Putinit!”.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, u tregua i ashpër në deklaratat e bëra për gazetën “Nova” lidhur me kreun e shtetit serb.
“Vëzhguesit ndërkombëtarë në zgjedhjet e Serbisë raportuan për blerje votash dhe përdorimin e zgjedhësve fantazmë në favor të partisë së tij në pushtet, SNS-së. Këto janë metoda të një lideri autokrat, jo të një presidenti i cili është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron ta udhëheqë vendin e tij drejt BE-së”, u shpreh zyrtari i lartë gjerman.
Raportuesi në Bundestagun gjerman për Ballkanin Perëndimor, Thomas Hacker pati deklaruar më herët se “moniturues të ndryshëm kishin konstatuar një sërë parregullsish në zgjedhjet serbe”.
Duke kujtuar sesi marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë janë intensifikuar ndjeshëm vitet e fundit, ai nënvizoi se nëse gjithçka është vërtet në rregull, atëherë duhet të jetë në interesin e Beogradit që të vërtetojë përmes dokumentave e duke paraqitur lista zgjedhore se zgjedhjet kanë qenë vërtet demokratike siç pretendon.
Ai shtoi se siç paraqitet situata aktualisht, manipulimet “ndryshuan ndjeshëm rezultatin dhe votat e opozitës duket se kanë kaluar në duart e pushtetarëve”.
Njësojë si vllau i pështirë Edvin shkjau shqipfolës
Përgjigju