Roven Zeka

Kronikë

Roven Zeka kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO cakton ekspert mjekësor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-shefit të qarkullimit

19 Qershor, 10:50| Përditesimi: 19 Qershor, 11:23

  • Share

Gjykata e Posaçme ka caktuar ekspert mjekësor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-shefit të komisariatit rrugor të Tiranës Roven Zeka, mbi kërkesën e bërë nga ky i fundit për tu liruar nga qelia për shkak ka dëmtuar legenin pasi u rrëzua në paraburgim

Mbi bazën e përfundimeve të mjekëve do të vendoset edhe sa i takon kërkesës së personit nën hetim.

Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident, lidhur me një ryshfet prej 2 mijë euro që SPAK pretendon se e ka përfituar.

Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga apeli i GJKKO ndaj tij dhe oficerit Edison Tabaku ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.

SPAK i bëri arrestimet bazuar në disa prova përgjimesh e bisedash, ku biznesmeni kishte paguar paratë që gruaja e tij të mos arrestohej pas shkaktimit të aksidentit.

Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku, ranë në pranga më 19 prill në kuadër të një hetimit të SPAK, dhe dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet, për manipulimin e provave për një aksident rrugor, të shkaktuar nga bashkëshortja e biznesmenit Erges Vrioni.

Sipas dosjes hetimore dhe përgjimeve, duke qenë se oficeri Tabaku e njihte biznesmenin Erges Vrioni, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/06/2025 03:46

    Perse duhet liruar nga qelia se demtoi legenin?! Burgu ka spitalin e vet e pas kesaj mund t'a shpien per disa seanca oresh reabilitimi ne ndonje qender qe merret me reabilitim mjekesor per raste te tilla.Nuk eshte arsye per t'i ndryshuar masen e arrestit.

    Përgjigju
  • Iliri: 19/06/2025 11:07

    Edhe ky u sëmur,po si ka mundësi që gjithë këta palaço pseudo policë kur iarrestojnē sëmuren dhe kur janë jashtë bëjnë gangsterin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?