Rovena Daja në Report Tv: Kohët e fundit asimptomatikët me COVID-19 po shërohen për 10 ditë! Mosha mesatare e të prekurve është 47 vjeç

6 Tetor 2020, 14:41| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 16:43

  • Share

Qytetarët e prekur nga covid -19 po shërohen në një periudhë më të shkurtër kohore se sa në muajt e parë të pandemisë. Mjekja epidemiologe në ISHP, Rovena Daja tregon se është vënë re që personat të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes ose simptomatikët negativizohen brenda 10 ditësh. Aktualisht mesatarja e rasteve të reja shkon deri në 145 persona në javë dhe mosha mesatare e të prekurve në vendin tonë është 47 vjeç.

"Kemi vënë re ditët e fudnit se kemi pasur raste të personave asimptomatik,ata konfirmohen pozitiv dhe në ditën e 10 janë negativizuar. Por ka raste që ata kanë zgjatur edhe më shumë se 14 ditë. Kohët e fundit është vënë re që negativizohen për një periudhë më të shkurtër kohe, megjithatë ata duhet të qëndrojnë në banesë 14 ditë për të shmangur çdo rrezik", tha Daja.

Dhe lajmi i mirë sipas epidemiologes, është fakti që hapja e shkollave nuk po ndikon negativisht në shifrat e COVID. Ka pasur raste infektimi mes nxënësve dhe mësuesve por që nuk kanë çuar në mbylljen e tyre.

"Sipas të dhënave numri i testimeve ka qenë i lartë dhe është rritur që nga nisja e shkollave, por jo numri i rasteve pozitive. Rastet e të infektuarve kanë qenë sporadike, monitorohen çdo ditë shkollat, klasa për të pasur situatën nën kontroll", u shpreh ajo.

Në ditë testime kanë shkuar mbi 1 mijë por megjithatë numri i rasteve pozitive nuk ka lëkundje të madhe. Por Daja ka frikë se ditët në vijim mund të ketë rritje të rasteve.

"Numri i i testimeve është rritur, pasi janë përfshirë edhe laboratorët privat, por numri i rasteve fatmirësish nuk ka asnjë lëkundje të madhe është i qëndrueshëm. Me ftohjen e motit mund të kemi një rritje të rasteve por do e shohim në vazhdim", tha Daja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?