Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo, në një takim me të rinjtë në bibliotekën “Misto Treska”, vlerësoi punët e kryera në Tiranë dhe investimet sidomos në sektorin kulturor.
“Mbështes nismat e Erionit. Më pëlqen që Erioni vetë investon në kulturën e qytetit. Për shembull, ka hapur shumë biblioteka në Tiranë dhe kjo më pëlqen jashtëzakonisht.
Ju lutemi, energjinë që keni lidheni me pasionin, lidheni me formimin tuaj, lidheni me shpirtin tuaj, sepse në momentin që do jeni vetëm energjik dhe pa këto të tjerat, nuk do shkoni gjatë larg dhe nuk do keni dashurinë e vërtetë për njerëzit”, u shpreh Rovena.