Këngëtarët shqiptarë Ronela Hajati, Rovena Dilo dhe Robert Aliaj

VIP & Spektakël

Rovena sqaron sherrin me Ronelën: Mbrojta Robertin, ju ngrita asaj dhe i thashë…

19 Dhjetor 2018, 22:18| Përditesimi: 19 Dhjetor 2018, 22:24

  • Share

Me siguri ju kujtohet konflikti që pati këngëtarja Rovena Dilo me kolegen e saj Ronela Hajati në "Post Kënga Magjike", një ditë pas finales së festivalit. E ftuar në emisionin “Rudina”, Rovena tregoi se nuk i pëlqeu që Ronela u kthye kundër Robertit duke u shprehur se me këngën "Ah ku më hodhi Zoti" ai duhet të recitonte diku tjetër.

Dilo sqaroi se nuk e kishte personalisht me Ronelën por me mendimin e saj.  “Roberti interpretoi vargje. T ë gjithë i drejtohen problemeve sociale, politike apo problemeve shoqërore nëpërmjet këngëve. Dhe Roberti solli këtë lloj kënge dhe u duartrokit jashtëzakonisht shumë sepse ishte momenti i kësaj kënge, ishte ide e bukur e përshtatur me protestën e studentëve.

Ronela tha le të shkojë në Kongres Roberti. Unë dhe Aurela që ishim afër nuk e mirëpritëm këtë sepse një artist nuk del në skenë vetëm për të kënduar.  Ngrihet Aurela e para dhe po e kundërshtonte për këtë etiketim që po i bënte këngës dhe unë u ngrita dhe i thashë ajo këngë është si gjithë të tjerat.

Unë nuk u zura me Ronelën, ai ishte një debat. Unë mbrojta Robertin sepse ajo në mënyrë të padrejtë tha se kënga e tij nuk duhet të ishte pjesë e festivalit,”- tregoi Rovena. Këngëtarja shtoi më tej edhe një herë se nuk kishte asgjë personale me Ronelën, por me të gjithë ata që menduan si Ronela në lidhje me këngën e Robert Aliajt.

Komento

Komente

  • Gazi: 20/12/2018 06:56

    Rovena ka shkare nga mend qe kur Cim Babasi se bashku me Tan Imamin i moren lokalin te blloku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?