Roza Lati e akuzoi se njihet që merret veç me burra, përlotet gjatë spektaklit Heidi Baci

31 Janar, 12:49| Përditesimi: 31 Janar, 13:53

  • Share

Roza Lati është përfshirë së fundmi në një debat me banoren Heidi Baci.

Komenti, “të shkon më shumë të buzëqeshësh se sa të hapësh gojën”, nga Roza drejtuar Heidit ishte shkak që dy banoret patën konflikte dhe debate këto ditë qëndrimi.

Moderatorja e quajti Heidin një vajzë e cila u bë e famshme në “Grande Fratello” sepse u njoh me një burrë.

 “Nuk kam çfarë të komentojë sepse në të njëjtën natë është rasti i dytë që hidhet baltë ndaj vajzave duke i konsideruar të përdala. Për mua, kjo situatë është totalisht e ulët, ashtu sikurse është edhe Roza me provokime. Unë sa hyra dhe debati i parë që kemi pasur ka qenë pikërisht për aludimet, këto gjëra… Mua e vetmja gjë që më vjen keq është çfarë del jashtë”, u përgjigj Heidi.

Pasi Heidi u prek dhe u përlot, një reagim në lidhje me këtë e bëri edhe Romeo Veshaj.

Pjesë nga debati gjatë spektaklit mbrëmë:

Romeo: Këtë do ta arrijë, thjesht mos e bëj që ta arrijë, hajde Babo sa më shpejt.

Heidi: Sa i përket marrëdhënies me Romeon, unë thjesht e kam xhan dhe jam mirë. Nuk është se do të përdor njerëz.

Romeo: Nuk është e ulët, është e keqe. Bëra ç’mos që të ishte pjesë e ekipit dhe e shoh këtu që më drejtohet mua, është njeri i keq. Ne të japim mundësi, ti e shëmtohesh akoma.

Roza: O Romi, prit një sekondë sepse nuk është pjesa jote kjo.

Heidi: E ke përmendur, ndërkohë që nuk është fare e vërtetë…

Roza: Po ik ore, ec o Romeo, kujdes kur flet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?