Rozana Radi

VIP & Spektakël

Rozana Radi tregon arsyen pse nuk është më pjesë e koncerteve muzikore

3 Tetor 2019, 15:22| Përditesimi: 3 Tetor 2019, 15:25

  • Share

Rozana Radi u bë kohë që nuk është më pjesë e koncerteve muzikore.

Këngëtarja i është përkushtuar më shumë biznesit të saj dhe emisionit investigativ që prezanton së bashku me Fiori Dardhën.

Në një intervistë për “Glamour Zone”,  këngëtarja ka zbuluar arsyen që e çoi drejt këtij vendimi.

Ajo ka treguar një skenë, ku disa fansa e kanë ndjekur me makinë pas një koncerti në Vlorë.

Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave. Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më ndiqnin dhe më kapi paniku", është shprehur Rozana.

Sipas këngëtares, atë natë ka qenë bashkë me dy shoqet e saj dhe i ka lënë pasoja në jetën e saj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?