Rradhë të gjata pensionistësh janë krijuar në zyrën postare të Alliasit në Tiranë dhe në Lezhë. Sa i përket dhjetëra të moshuarve në Allias, shkak për krijimin e rradhës mësohet të jetë bërë spostimi i shërbimit që më parë bëhej në Shkollën e Bashkuar.
Ndërsa në Lezhë Pensionistet janë dyndur për të tërhequr bonusin anti-inflacion të akorduar nga Qeveria Shqiptare, e për rrjedhoje është krijuar radhë dhe pritje të gjata në sportele.
Shpëndarja bonusit anti-inflacion po bëhet përmes një grafiku të përcaktuar nga filiali i postës shqiptare në Lezhë, ndërsa ju kërkohet pensionisteve që të respektojnë grafikun për të shmangur kaosin që mund të krijohet në këtë fillim viti që po bëhet dhe shpërndarja e pensioneve.
Më shumë se 8 miliardë lekë të reja është paketa mbështetëse që Qeveria ka vendosur të miratojë për t’i qëndruar pranë 1 milionë shqiptarëve dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë. Kategoritë që përfitojnë shumën nga 8 mijë deri në 20 mijë lekë janë pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, personat e administratës, gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike, zjarrfikës, infermierë, mësues, edukatorë, efektivë këmbësorie të ushtrisë, ushtarë bazë, mijëra nëpunës të shkallëve të ulëta të administratës, infermierë, mjekë, punonjës sigurie, punonjës policie, forca të policisë së Burgjeve dhe nëpunës.
Po bankat ku janeeeeeeee? Vende dhe popuj.....
Përgjigju