Rrahën për spital shokun në gjendje të dehur në Mallakastër, jepet masa për 3 të arrestuarit

31 Janar 2021, 13:49| Përditesimi: 31 Janar 2021, 15:04

  • Share

Këtë të dielë ka mbërritur në gjykatën Fier dosja e ngjarjes së ndodhur në Ballsh ditën e enjte, ku 57 vjeçari Pelivan Sinrrapaj u rrah nga shokët.

Fitim Zekaj 44 vjeç është lënë në detyrim paraqitje, Festim Alimerkaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 42 vjeç arrest shtëpie.

Mësohet se vendimi për Zekajn është marrë pasi ai ka çrregullime të shëndetit mendor dhe gjatë seancës është paraqitur edhe raporti mjekësor.

Shokët janë konfliktuar njëri me tjetrin në gjendje të dehur dhe 57 vjeçari ka përfunduar me fraktura ku pas mjekimit në spitalin e Ballshit është dërguar në Tiranë.

Pelivan Sinanrrapaj është 57 vjeçari që u rrah nga 3 shokët të cilët dolën këtë të dielë para gjykatës së Fierit.

Gjyqtar i çështjes ka qenë Piro Sota kurse prokurore Elida Hoxha.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?