Bota

Rrahën me shufra hekuri 28-vjeçarin dhe e lanë të gjakosur në rrugë, 4 të arrestuar në Itali, mes tyre dhe një shqiptar

10 Gusht 2024, 15:56| Përditesimi: 10 Gusht 2024, 15:59

  • Share

ITALI- Katër persona, mes tyre një shqiptar, janë arrestuar pasi akuzohen për tentativë vrasje në Itali. Arrestimi i tyre u krye nga karabinierët e Napolit. Tre prej tyre u dërguan në burg në Mantua dhe i katërti u burgos në Napoli, të gjithë me akuzën për tentativë vrasje.

Ngjarja ndodhi më 23 qershor, ku të katërt me një makinë tentuan të përplasnin një 28-vjeçar, banues në Borgo Virgilio.

Më pas kanë zbritur nga makina dhe e kanë rrahur në mënyrë brutale të riun me shufra hekuri, duke e lënë në gjendje të rëndë në tokë dhe më pas janë larguar me shpejtësi, shkruan Ansa.

I riu u dërgua në spital ku u trajtua për dëmtime në kokë e gjoks dhe thyerje të hundës. Katër të arrestuarit u identifikuan nga kamerat e sigurisë në zonë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?