Rrahën për vdekje shokun në Ballsh, gjyqtarët korrigjojnë vendimin, kthejnë në burg 1 prej autorëve (VIDEO)

10 Shkurt 2021, 11:56| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 14:59

  • Share

Rikthehet në burg 1 prej autorëve të ngjarjes së ndodhur më 28 janar në Ballsh, ku pas një sherri mes shokësh të cilët ishin të dehur, ndërroi jetë Pelivan Sinanrrapaj, 57 vjeç. Masa "arrest me burg" është dhënë për Festim Alimetajn me akuzën e plagosje në bashkëpunim me pasojë vdekjen e 57 vjeçarit

3 autorët, Festim Alimetaj, Ferdinand Meraj dhe Fitim Zekaj kanë dalë sot përsëri para trupit gjykues me Prokuror Elida Hoxha dhe gjyqtar Piro Sota. Në fund të gjykimit nga ana e prokures Hoxha është kërkuar masa e vlerësimit arrest me burg për 1 prej autorëve, Festim Alimetaj me akuzën e plagosje në bashkëpunim me pasojë vdekjen e 57 vjeçarit e cila është kthyer në vendim nga ana e gjyqtarit Piro Sota, i cili në seancën e 31 janarit kishte vendosur lirimin e 3 autorëve. Ndërkohë për Fitim Zekaj është lënë masa me detyrim paraqitje ndërsa për Ferdinand Merkajn arrest shtëpie.

Pak ditë më parë, u liruan nga burgu tre autorët që goditën me shufër hekuri 57-vjeçarin, me pretendimin se kishin të bënim me një sherr mes disa personave dhe se provat nuk ishin të mjaftueshme për të ndëshkuar autorët.

Pasi Gjykata e Fierit i la të lirë duke caktuar masa të lehta sigurie për ta, siç ishin “Arrest shtëpie” për Festim Alimerkajn dhe Ferdinand Merkajn, ndërsa për Fitim Zekajn u caktua masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, Prokuroria e Fierit e apeloi vendimin duke shfaqur pakënaqësi rreth tij. Kësisoj ata kanë dalë para Gjykatës sot për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Tashmë edhe akuza për të tre autorët ka ndryshuar nga vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, në “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”. 

Viktima Pelivan Sinanrrapaj

Ora 14:02
Vrasja e Pelivan Sinanrrapajt/ Gjyqtarët korrigjojnë vendimin, kthehen në burg dy prej autorëve

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në ditën e sotme ka marrë në rishqyrtim ngjarjen e 28 janarit 2021 në Ballsh ku 3 persona kanë dhunuar 57 vjeçarin Pelivan Sinanrrapaj i cili pas 10 ditëve pas ngjarjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra.

3 autorët, Festim Alimetaj, Ferdinand Meraj dhe Fitim Zekaj kanë dalë sot përsëri para trupit gjykues me Prokuror Elida Hoxha dhe gjyqtar Piro Sota.  Në fund te gjykimit nga ana e prokures Hoxha është kërkuar masa e vlerësimit arrest me burg për 2 autorët Ferdinant Merkaj dhe Fitim Zekaj me akuzën e plagosje në bashkpunim me pasojë vdekjen e 57 vjeçarit e cila është kthyer në vendim nga ana e gjyqtarit Piro Sota, i cili në seancën e 31 janarit kishte vendosur lirimin e 3 autorëve.

Ndërkohë për Fitim Zekaj është lënë masa me detyrim paraqitje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?