Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë në Poliçan, pasi kanë goditur me grushte shefin e ekipit pranë OSHEE-së.
Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë shtetasit me iniciale B. K., 29 vjeç dhe T. K., 26 vjeç, banues në Poliçan.
'Arrestimi i tyre u bë pasi, në vendin e quajtur “Rruga e mesit” Poliçan, kanë goditur me grushte shtetasin H. M., 29 vjeç, banues në Poliçan, me detyrë shef ekipi pranë OSHEE-së.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.'- njofton policia.