Foto ilustruese

Rrahin policin në mes të qytetit, dy të rinj nga Luzati përfundojnë në pranga

15 Shtator 2020, 15:47| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 15:57

  • Share

TEPELENË- Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një polici.

Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit të Tepelenës, ku 25 vjeçari Elion Qibini dhe 21 vjeçari Rediol Qibini, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Sipas informacioneve për Report Tv, polici ka qenë i patrullës Shqiponja dhe ka kërkuar kontrollin e automjetit të dy çunave nga fshati Luzat. Fillimisht dy djemtë e kanë kundërshtuar me fjalë, pastaj kanë ushtruar dhunë ndaj policit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Ps 91: 16/09/2020 13:59

    Rrac e qelbur barinj me pak fjale.KUR DO SHPORREN KETA MOS TJA DEGJOJME ME EMRIN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?