Shkelma, grushte e shufra hekuri ndaj kuzhinierit/ Shkak, sherri mes kunatit të tij dhe vëllezërve Luka për parakalimin e gabuar para 5 muajsh! Autori pranon krimin: Ne e rrahëm

21 Mars 2022, 12:05| Përditesimi: 21 Mars 2022, 12:48

  • Share

FUSHË KRUJË- Detaje nga rrahja brutale e kuzhinierit Indrit Çela të shtunën pranë Urës së Gjolës në Bubq. Burime nga policia bëjnë me dije se konflikti midis vëllezërve Ernest e Donald Luka dhe Çelës ka nisur pesë muaj më parë.

Kunati i kuzhinierit dhe një person tjetër kanë rrahur fillimisht me mjete të forta dy vëllezërit për shkaqe banale të çastit, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe Çela. Dyshohet se konflikti ka nisur në rrugë për shkak të një parakalimi të gabuar. Sipas policisë, në këtë sherr Çela nuk ka qenë person kyç, por kunati i tij. Ditën e rrahjes brutale të Çelës, vëllezërit Luka kanë pasur informacion se ai do të lëvizte, ndërsa e kanë pritur dhe e kanë rrahur. Mbetet e paqartë pse dy vëllezërit kanë rrahur Çelën pasi ai nuk ka qenë autori kryesor i rrahjes së para pesë muajve.

Ernest Luka ka pranuar autorësinë e ngjarjes pas arrestimit, ndërsa ka qenë i rezervuar për detaje të ngjarjes së ndodhur para disa muajve. Nga ana tjetër, në marrjen e parë në pyetje kuzhinieri Indrit Çela nuk ka pranuar në mënyrë kategorike të jetë rrahur, por sipas tij kishte pësuar aksident. Sipas burimeve policore pritet të merret sërish në pyetje, kësaj radhe i përballur edhe me pamjet filmike të rrahjes, për të mësuar versionin e tij.

Pas ngjarjes së ditës së shtunë dhe identifikimit të autorëve të ngjarjes, policia zbarkoi në banesën e dy vëllezërve në Derven për arrestimin e tyre lidhur me rrahjen dhe gjatë kontrolleve hasën në një shtëpi bari të instaluar nga dy vëllezërit dhe babai i tyre.

Si rezultat, u arrestua babai i dy vëllezërve, Llesh Luka dhe Ernest Luka, ndërsa Donald Luka nuk është gjetur më banesë dhe është shpallur në kërkim. Paraprakisht, policia ka përjashtuar mundësinë që Çela të ketë lidhje me lëndën narkotike që rritej në banesën e Lukëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 21/03/2022 15:34

    Komento! Po ca ketu prer koment? Pune primitivesh, cecenesh , shpellaresh vella, foltore e gojore… Robt , ju shtofte inati, ishalla vriten nga 3-4 perdite….

    Përgjigju
    • artan: 22/03/2022 09:56

      plotesisht dakort me Bledin. shpellare me makina.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?